Qeveria merr përsipër subvencionimin e prodhimit të qumështit

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me përpunuesit e qumështit ka thënë se janë pajtuar që Qeveria e Kosovës të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 për qind të çmimit që është në stok.

Ai ka kërkuar nga organizatorët paralajmëruar të heqin dorë nga protesta e paralajmëruar për sot, sepse do të ketë kontroll rigoroz të produkteve me vaj palme.

““Qeveria të merr përsipër që në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të merr përsipër të subvencionoj përfshirë prodhimin e qumështit në vlerën prej 25 për qind të çmimit të produkteve që është në stok. Në këtë drejtim do të subvencionojmë qumështin dhe produktet e qumështit, jo produktet që kanë substanca të tjera, si qumësht pluhur dhe me vaj palme. E kemi marr obligim që të ketë kontroll rigoroz të vajit të palmës dhe të qumështit pluhur që dihet që përpunuesit e qumështit janë duke i përpunuar dhe si po e përdorin në këto produkte”, tha Hoti.

Reklama e sponzorizuar

Hoti ka siguruar se AUV dhe inspektorati i tregut po bëjnë ndarjen fizike të produkteve me vaji të palmës, pas vendimit të marrë për ndaljen e importit të vajit të palmës.

Gani Durmishaj, kryetar i Shoqatës se përpunuesve të Qumështit ka thënë se janë pajtuar me këto qëndrime të Qeverisë, derisa theksoi se produktet me vaj të palmës përdoren në çdo vend të botës.

Ndërsa, përfaqësuesit e fermerëve të qumështit që kanë paralajmëruar protestë me kërkesë për heqjen e produkteve me vajit të palmës nga tregu nuk ishin në takim. /Telegrafi/