Lego ka përfituar një rritje të shitjeve pasi familjet në të gjithë botën u detyruan të kalojnë më shumë kohë në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit.
Shitjet totale u rritën me 14% në gjysmën e parë të vitit 2020 dhe shitjet u rritën me më shumë se 10% në tregjet e saj të mëdha – përfshirë Amerikën, Evropën Perëndimore, Azinë dhe Kinën – megjithë mbylljen e dyqaneve të lodrave në disa vende.
Lego, e cila është kompania më e madhe në botë e lodrave, ka shpenzuar shumë në shitje të drejtpërdrejta tek konsumatori, të cilat janë përgjithësisht më fitimprurëse dhe gjithashtu janë provuar elastike kur familjet ishin të mbyllura në shtëpi.
Të ardhurat për periudhën janar – qershor u rritën me 7% në 15,7 miliardë korona daneze (1.9 miliardë £) krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2019. Fitimi operativ ishte 3.9 miliardë korona, një rritje prej 11% në vit. Produktet më të suksesshme përfshinin lojëra me tema nga Harry Potter, princeshat e Disney dhe Star Wars.
/SCAN/
Burimi: The Guardian