Shkëlqimi dhe rënia e pionierëve të internetit

Interneti është bërë, gjithnjë e më shumë, pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme. Ndërkohë që është e vështirë të imagjinosh jetën moderne pa Google dhe YouTube, është interesante të shohësh se sa shumëka ndryshuar webi në dekadat e fundit. Këto janë websitet më të njohura që nga viti 1993

Faqet më të mira

Ndërkohë që webi ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë viteve, faqet e internetit të niveleve të larta kanë mbetur relativisht të qëndrueshme. Më poshtë është një klasifikim i faqeve web me më shumë trafik nga viti 1993, dhe periudha kur çdo faqe zinte vendin e parë.

Reklama e sponzorizuar

AOL

AOL ishte një nga portalet e parë të mëdhenj në internet, në kohën e CD-Rom dhe modemëve dial-up. Në periudhën e shkëlqimit, kompania dominoi tregun, kryesisht për shkak të një fushate agresive që i kushtoi miliona (ndoshta edhe miliarda) dollarë. Pavarësisht investimit të madh, fushata funksionoi – në kulmin e saj, AOL numëronte më shumë se 30 milionë përdorues.

AOL ishte faqja më e njohur në internet deri në fillim të viteve 2000, kur broadband nisi të zëvendësojë dial-up. Ndërkohë që erërat ndryshonin, AOL e pati të vështirë të rezistonte në treg dhe në fund u ble nga Verizon për vetëm 4,4 miliardë dollarë.

Yahoo

Pas rënies së AOL, Yahoo u bë gjiganti i ardhshëm i internetit. Duke nisur si një web directory, Yahoo ishte faqja e parë në internet që ofroi indekse të lokalizuara për qytetet kryesore. Në kulmin e vet, Yahoo vlente 125 miliardë dollarë, por një sërë mundësish të humbura dhe blerje të dështuara nënkuptonin se nuk mund të vazhdonte më kështu. Yahoo, ashtu si edhe AOL, është blerë sot nga Verizon, por gjithsesi mbetet një ndër dhjetë faqet e para në internet në nivel global.

Google

Nuk është një surprizë që Google është aktualisht numri një. Google lindi në fillim të viteve ‘90 si një projekt kërkimi universitar. Sot është bërë praktikisht sinonim i internetit dhe kjo bën kuptim, duke marrë në konsideratë që 90% e gjithë kërkimeve në internet bëhen pikërisht në Google.

Evolucioni i rrjeteve sociale

Nëse i përkisni brezit të “Millennials”, ju me siguri që e kujtoni MySpace. Ashtu si motorët e parë të kërkimit, Lycos dhe WebCrawler, MySpace teknikisht ekziston ende, edhe pse nuk është e sigurt nëse ka të njëjtin trafik të lartë si njëherë e një kohë. I krijuar në 2004, MySpace u bë një qendër (hub) për muzikantët dhe të pasionuarit e muzikës në web.

Në vetëm një vit pa një rritje masive dhe në vitin 2005ble nga News Corp. MySpace vijoi të dominojë panoramën e rrjeteve sociale deri në 2008, kur Facebook u bë platforma më e famshme e rrjeteve sociale në internet.
Historia e Facebook është e mirënjohur. Facebook u krijua nga Mark Zuckerberg si një faqe rrjeti social ekskluzivisht për studentët e Harvardit, por shumë shpejt u hap në dhjetëra universitete të tjera dhe më në fund, publikut të gjerë në vitin 2008.

Në vetëm dy vjet, faqja numëronte 100 milionë përdorues aktivë duke u ngjitur në majë të rrjeteve sociale. Edhe pse sot Facebook është shpesh objekt i polemikave, faqja mbetet platforma e rrjeteve sociale më e famshme në internet, me më shumë se 3 miliardë përdorues.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Është e vështirë të parashikosh se çfarë do të rezervojë e ardhmja për Facebook apo çdo faqe tjetër që sot dominon internetin. Çfarë mbetet e qartë është se faqet më të famshme në botë janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe vetëm koha do të na tregojë se çfarë do të na sjellin vitet e ardhshme. /monitor.al/

Burimi: World Economic Forum