Vendet nuk duhet të lehtësojnë masat kufizuese të koronavirusit derisa të plotësojnë pesë kriteret, dhe shumë shtete nuk janë as afër tyre, sipas një analize të re të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
Sipas botimit, parakushtet për lehtësimin e masave të Covid-19 janë:
-Njohja e statusit të infeksionit
-Angazhimi i komunitetit
-Kapaciteti adekuat i shëndetit publik
-Kapaciteti i duhur i sistemit shëndetësor
-Kontrollet kufitare
Autorët studiuan nëntë vende dhe territore me të ardhura të larta që kanë filluar të lehtësojnë kufizimet – Hong Kongu, Japonia, Zelanda e Re, Singapori, Korea e Jugut, Gjermania, Norvegjia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Studiuesit zbuluan se shumë qeveri nuk kishin arritur të përmbushnin kriteret e nevojshme për të shmangur valët e reja të infeksionit, siç shihet në Spanjë, Gjermani dhe Britani.
“Provat janë të qarta. Nëse po hasim rigjallërim të virusit, shtim të rasteve, atëherë vendet janë hapur shumë shpejt”, tha McKee, bashkautor në studim.
Studimi gjithashtu zbuloi se një sistem i duhur për gjetjen, testimin, gjurmimin, izolimin, mbështetjen është i nevojshëm për të rihapur në mënyrë të sigurt.
“Asnjë vend nuk e bën atë në mënyrë të përsosur, në të vërtetë … Anglia e bën atë veçanërisht keq. Spanja dhe Franca nuk bëjnë edhe aq mirë,” tha McKee./CNN