Sot, Kuvendi i Kosovës e ka kaluar në lëxim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me të cilin mundësohet tërheqja e 10 përqindshit të pensioneve nga qytetarët.
Por a është gati Trusti për të filluar me ketë process sapo të kaloj projektligji edhe në lëxim të dytë?
Në njoftimin e fundit për media nga ky institucion thuhet se Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit.
“Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi”, thuhet në këtë njoftim. /Buletini Ekonomik/