Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bëri të ditur se janë duke u punuar në krijimin e lehtësirave edhe për veturat e së ardhmes, ato elektrike dhe hibride, duke punuar në legjislacion për ta harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian.
Abrashi këto komente i bëri gjatë takimit me përfaqësuesit e Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), Zgjim Mitën dhe Fioret Pruthin.
Ministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë shoqatë në adresimin e problemeve të tyre në importin e veturave të reja.
Sipas një komunikate të MI-së, në takim u diskutua edhe për ndikimin e veturave të reja që kanë në rritjen e sigurisë në komunikacion.
Gjithashtu, u diskutua për sfidat që po përballen kompanitë nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19.