Ambasadori gjerman pyet Qeverinë: Ku është plani për kompromis me opozitën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde është shprehur i trishtuar për mos votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë, për herë të gjashtë në Kuvendin e Kosovës.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka pyetur Qeverinë e Kosovës se a kanë në plan për kompromis me opozitën.

“I trishtuar kur dëgjova se në seancën e sotme të kuvendit Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nuk kaloi për herë të 6-të. Ku është plani i Qeverisë për të krijuar një kompromis me opozitën? “, pyeti ai në Twitter.

Reklama e sponzorizuar

Sot Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as për të gjashtën herë që të votojë në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Kuvendi i Kosovës për të disatën herë po tenton që këtë projektligj ta kalojë në Kuvend por nuk po arrin të marrë mbështetjen e deputetëve.