Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike sot është duke mbajtur mbledhje.
Në këtë komision është duke raportuar anëtari i ARKEP-it, Shqipërim Pula, i cili tha se si autoritet janë takuar me Telekom Slovenije për çështjet e shitjes së IPKO-s.
Ai gjithashtu tha se gjatë këtij takimi, Telekom Slovenije nuk kanë treguar emrat e blerësve të mundshëm potencial, por që janë pajtuar se do të pajtohen që nëse një blerës s’është i mirëseradhur në Koosvë, ata do ta bëjnë punën e tyre. Sipas Pulës, ata i kanë mirëpritur të gjitha vlerësimet e ARKEP-it, në mënyrë që të ndihen rehat edhe Kosova si shtet edhe Telekom Slovenije.
Ndryshe, edhe Kompania telefonike serbe “Telekom Srbija” kishte ofruar muaj më parë 155 milionë euro për blerjen e kompanisë “IPKO”, pasiqë shitja e kësaj kompanie ishte pjesë e strategjisë 2019-2023, për të konsoliduar veprimtarinë e saj ose përmes zgjerimit ose përmes shitjes së investimeve në tregjet ku operon. /Buletini Ekonomik/