Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me rastin janë suspenduar dy zyrtarë dhe një është arrestuar. Ajo ka thënë se përfitues është një operator ekonomik, për të cilin ka thënë se nuk mund ta zbulojë për shkak të mos dëmtimit të hetimeve.
Bajrami ka thënë se buxheti është i sigurt, derisa ka shtuar se janë duke u hetuar të gjitha transaksionet.
“Deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë, një është arrestuar. Ne e kemi njoftuar edhe AKI-në. Ne kemi gjurmuar, ky është një transaksion bankar, ne kemi gjurmuar të gjitha transaksionet të cilët janë përfituese. Kemi bërë të gjitha kontrollet e nevojshme. Nuk është tërheqje e mjeteve kesh por përmes transaksioneve”, ka thënë ajo.