BE-ja e kënaqur që kaloi në lexim të parë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i kënaqur që ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai ka thënë se shpreson që deputetët e Kosovës të shqyrtojnë komentet e bëra nga Bashkimi Evropian dhe akterët tjerë ndërkombëtarë dhe të bëjnë ndryshimet në lexim të dytë. Fondi Monetar Ndërkombëtar më herët nuk e ka përkrahur idenë e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10 për qindëshit nga mjeti i Fondeve Pensionale.

“I kënaqur që Kuvendi i Kosovës më në fund ia ka dal të kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë. Shpresoj që të gjithë deputetët do të shqyrtojnë komentet e bëra nga Bashkimi Evropian dhe akterët tjerë ndërkombëtar në punën e tyre për të finalizuar këtë legjislacion të nevojshëm”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Reklama e sponzorizuar