Bordi i përkohshëm i KEK-ut ka rekomanduar pezullimin e konkursit për pranimin e 171 punëtorëve të rinj, i cili ishte hapur më 14 shtator.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut, i kryesuar nga Musa Misini, me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha e Fatime Grajqevci ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare me ç’rast janë njoftuar nga u.d. kryshefi ekzekutiv Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.
“Në takimin e sotëm, Bordi i Përkohshëm ka rekomanduar pezullimin e konkursit përkohësisht deri në analizimin më të detajuar të skemës funksionale organizative”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se në mbledhjen e ardhshme të rregullt të caktuar për 30 tetor Bordi i përkohshëm pritet të diskutojë buxhetin për vitin 2021, draft planin e strategjisë së KEK-ut 2021-2025, si dhe planin afarist.