Buxheti i Zvicrës, 20 miliardë franga deficit, si pasojë e koronavirusit

Kriza e koronavirusit pritet ta zvogëlojë buxhetin federal të Zvicrës. Qeveria Federale pret një deficit prej 20 miliardë frangash, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga ekzekutivi i vendit.

Nga kjo shumë, 18.1 miliardë mund t’u atribuohen shpenzimeve të bëra për të luftuar epideminë.

Kjo mund të shihet në projeksionin e dytë të prezantuar nga Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Në një fazë të mëhershme parashikohej madje një tepricë prej 0.3 miliard frangash.

Reklama e sponzorizuar

Sipas një deklarate të publikuar nga Këshilli Federal të mërkurën, pasiguria është ende e madhe. Rritja e numrit të rasteve të koronavirusit mund të ketë një ndikim edhe më të madh se sa ky,në buxhetin federal deri në fund të vitit.