Çka në fakt po kërkojnë qumështarët?

Qumështarët e Kosovës ka disa muaj që janë duke u përballur me probleme të shumta e krizë të madhe. Së fundi, nga ana e tyre u rikthyen edhe skenat e derdhjes së qumështit në rrugë.

Por cilat në fakt janë kërkesat e tyre?

Kyretari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, në një bisedë për Buletinin Ekonomik ka thënë se qumështarët momenatalisht kanë probleme me tepricën e qumështit që nuk po grumbullohet nga qumështorët, si dhe me çmimin që sipas tij është shumë i ulët.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, qumështorët e Kosovës tani për tani nuk po grumbullojnë as rreth 70 ton qumësht në ditë dhe kjo ka sjellur deri tek kriza më e madhe që ka pasur ky sektor ndonjëherë.

Përveq kësaj, kërkesa kryesore e Shoqatës së Qumështarëve është që urgjentisht të bëhet ndalimi i vajit të palmës dhe produktëve me vaj palme pasiqë sipas tye këto produkte janë duke e shkatërruar industrinë e qumështit, shëndetin e konsumatorëve dhe janë duke bërë që skemat e subvencionimit nga shteti të shkojnë kot.

Memaj gjithashtu ka shtuar se MTI-ja kishte marrë nje vendim për ndalimin e vajit të palmës por ky vendim edhe pse kishte të meta serioze, nuk arriti të ‘mbijetojë’ as 20 ditë.

“Vendimi tjetër e zhvlerëson këtë vendim dhe tani përsëri vaji i palmës mund të importohet dhe të përpunohet pa asnjë penges . Ndërkohë që gjendja vazhdon të rëndohet edhe më tepër” u shpreh kryetari Memaj./Buletini Ekonomik/ /Blendrita Avdiu/