Një vjedhje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovë
Mësohet se kasaforta e cila u vodh ka pasur para për pagesa të vogla, si dhe dokumente të rëndësishme.
“Para për pagesa të vogla, shuma minimale, dokumente të ndishme”, ka thënë për Express një burim nga AUV.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vjedhjen e sotme në AUV.
Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse.