Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Korporatën Energjetike të Kosovës.
Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga Matthew Zais, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga Luigj Imeri, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv, së bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve.
Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit. /Buletini Ekonomik/