Dështon sërish heqja e homologimit të veturave

Kuvendi i Kosovës

Nuk ka kaluar përsëri votimi i ndryshimit të Ligjit për Automjete, që do të hiqte homologimin e veturave.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro projektligjit që ndryshon rregullimin me ligj të importit të veturave, ashtu që të hiqej pjesa e homologimit.

Njëzetetetë deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 deputetë ishin kundër. Kësisoj ky projektligj do të përsëritet edhe në seancën e radhës.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshimi i ligjit ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas propozuesit, Hekuran Murati, me këtë ndryshim të ligjit do t’i hiqej monopoli biznesmenit Blerim Devolli.

Homologimi i veturave është konsideruar edhe nga Bashkimi Evropian si i panevojshëm. Për këtë shërbim, në Kosovë ka leje vetëm kompania QAK – Eurolab, që është në pronësi të Devollëve.