Adam Smith ishte një filozof dhe ekonomist skocez i iluminizmit. Ai qëndron në histori si babai i shkencës ekonomike moderne. Vepra kryesore e tij “Pasuria e Kombeve”, është një nga tekstet themeltare të liberalizmit ekonomik. Janë pesë vëllime që përpiqen t’i japin përgjigje një çështje qendrore të modernitetit: Çfarë marrëdhënie duhet të ketë shteti dhe tregu?
Adam Smith njihet për teorinë e një tregu të lirë me njerëz të lirë. Një formulë që duhet të garantonte pasuri dhe lumturi për të gjithë por qe u transformua dhe keqkuptua më vonë.
Veprimet dhe ndërveprimet ekonomike rregullojnë njëra-tjetrën në mënyrë spontane dhe nuk është e nevojshme ndërhyrja e shtetit. Ky ishte koncepti i “dorës së padukshme”. Kjo është edhe arsyeja pse ndërhyrja e shtetit në ekonomi duket te ekzistonte shumë pak ose pothuajse fare. Deri më tani kishte kaq shumë egoizëm në rrjedhën e sipërme të shoqërisë.
A mund t’i bëjë të gjithë të lumtur kaq shumë egoizëm?
Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë ekonomia ishte rritur kaq shumë, por rritja ekonomike kishte theksuar pabarazitë shoqërore dhe padrejtësitë. Sipas Adam Smith, që “dora e padukshme” të vepronte ashtu si duhej, faktor kyç do të zinte edhe ndarja e punës si edhe specializimi i saj.
Thelbi ishte që vendi të përqendrohej në një drejtim të vetëm dhe të merrte maksimumin prej tij sesa të shpërndahej. Vetëm në këtë mënyrë ai do arrinte të rriste më shumë prodhimin.
Por, ndryshe nga çfarë priste Adami Smith, ekonomia dhe pasuria e kombeve, nuk garantuan lumturinë dhe as nuk siguruan përsosmërinë morale të njeriut sipas teorive të filozofëve të Iluminizmit.
Po sot? Mendimi i Adam Smith në shekullin e njëzetë u mor nga shkolla ekonomike austriake dhe pastaj nga ajo e Çikagos. Vërtetë në librin e tij “Pasuria e Kombeve” ai nuk ka sjellë asgjë të re, përkundrazi ai trajton ide dhe teori të filozofëve të tjerë të ndryshëm, por ajo çfarë e bëri të veçantë ishte mënyra brilante si ai kishte përmbledhur, analizuar dhe evidentuar pjesën më te madhe të ideve ekonomike.
SCAN