Dy persona vjedhin shumë të madhe parash në Fushë Kosovë

Sot në Fushë Kosovë është vjedhur një sasi e madhe parash.

Kjo është bërë e ditur nga policia për lajmi.net.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, në  Fushë Kosovë”, njofton policia.

Reklama e sponzorizuar

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.”

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet,  dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes.”

“Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre.”