Dy të vdekur e 49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 49 raste të reja pozitive, ka njoftuar të dielën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në një postim në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se 53 persona kanë fituar betejën me virusin.

Rezultati pozitiv për 49 mostra ka dalë nga kryerja e 680 testimeve.

Reklama e sponzorizuar