Ministria e Financave dje ka ekzekutuar pagat shtesë për punëtorët shëndetësor dhe zyrtarët policorë.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën Objetkiv, zëvendësministri në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi.
Ai tha se pagat për mantel-bardhit janë ekzekutuar pasi është përmirësuar lista me kërkesë të qeverisë së Kosovës.
“Është heq ajo pjesa që nuk është e vendimeve të qeverisë. Edhe me pagën sot që lëshohet të shtatorit, bëhet pagesa edhe për punëtoret shëndetësor edhe për zyrtarët policor për dy muaj. Te Policia përveç kësaj shtesës prej 100 euro janë paguar edhe orët shtesë. Besoj që tash këto mjete tash veç janë në llogari të tyre”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, orët shtesë për zyrtarët policor janë paguar për periudhën që kanë punuar gjatë pandemisë.