Flet Lamih Balaj: Po, na i kanë blloku llogaritë, dikush nga Telekomi u ka treguar “Devollëve” se i kemi 2.5 milionë

Kryetari i Federatës Sindikale e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj e ka konfirmuar për Gazeta Blic bllokimin e llogarive bankare nga ana e kompanisë së drejtuar nga Blerim Devolli, për shkak të borxhit milionësh.

“Po, tash sa e kuptova edhe unë që na janë bllokuar llogaritë”, tha ai.

“I ka thanë dikush që I kemi 2.5 milionë euro në llogari edhe i kan blloku”, deklaroi Balaj, derisa shtoi se mund të ketë marrëveshje ndërmjet Qeverisë e Devollit për këtë borxh.

Reklama e sponzorizuar

Ai e ka konfirmuar se ka pasur disa takime, e që sipas tij, marrëveshja mund të arrihet shpejt, ndonëse tha që nuk i ka informatat e sakta, për shkak se nuk është pjesë e takimeve.

Balaj ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë “Devollin” që në vazhdimësi t’ua bllokoj llogaritë bankare, duke mos i përjashtuar as protestat e grevat.

Ai ka bërë të ditur për Gazeta Blic se i janë drejtuar përmes një shkrese edhe kryeministit të vendit, Avdullah Hoti ku i kanë kërkuar që të ndërpriten kontratat e dëmshme dhe “dallaveret” Brenda Telekomit.

Gaezeta Blic më herët raportoi se kompania e Blerim Devollit sërish i ka bllokuar llogarinë bankare Telekomit të Kosovës
Sipas burimeve, me këtë veprim, Devolli po bëjnë “presion” që Qeveria si aksionari kryesor i Telekomit, të marrë përsipër borxhin prej 20 milionë eurosh, që e kishte fituar ZMobile gjatë procesit të Arbitrazhit.

“Nesër pritet një takim ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë së Blerim Devollit, ku gjasat që të arrihet një marrëveshje janë shumë të mëdha, e ku Qeveria do të pagujë borxhin me rata. Kjo është edhe aresyaj e bllokimit të llogarisë bankare, si presion që marrëveshja të arrihet”, kanë thënë burime Brenda Telekomit.

Ndryshe, takimi i paraparë të mbahet nesër, nuk është i pari ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë së Blerim Devollit.Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të kontaktojë edhe Telekomin edhe Qeverinë në lidhje me këtë çështje, por askush nuk ka pranuar të flas.