Derisa bëhen ndërtime në rrugë, shpeshherë kompanitë e kontraktuara për kryerjen e punimeve dëmtojnë infrastrukturën përcjellës rrugore. Për çka ndaj këtyre kompanive po shqiptohen edhe gjoba.
Së fundmi, komuna e Prishtinës ka shqiptuar 200 euro gjobë ndaj një kompanie private, e cila ka dëmtuar infrastrukturën rrugore.
Kështu ka bërë të ditur, kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
Tahiri ka shkruar në profilin e tij ‘facebook’ se kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prishtinës nuk kursehen atëherë kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse.
“Edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna dënohen e nuk kursehen, kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse”, ka shkruar Tahiri.
Ai u ka bërë thirrje punëkryesve që të bëjnë kujdes derisa realizojnë projektet.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë punëkryesve që të jenë të kujdesshëm në realizimin e projekteve, sepse në të kundërtën gjobat do të jenë të pashmangshme”, përfundon shkrimi i Tahirit.