Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen mes dy qeverive ka thënë se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin mes dy shteteve.
“Këto të gjitha tregojnë përkushtimin për të ecur para, përmes këtyre marrëveshjeve, krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, korridori digjital 5G, marrëveshjet për kulturën, për pandeminë, ekonomi, siguri si dhe evazionit fiskal tregojnë përkushtimin për të zgjidhur shumë nga problemet”, ka deklaruar Hoti.
Hoti ka theksuar tutje se në Kosovë është krijuar momentum i ri pas marrëveshjes së arritur në Washington me Serbinë.
Ai ka thënë se dialogu me Serbinë mbetet sfidë për Kosovën.