Hoti: Marrëveshjet e sotme çojnë në fazë të re bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen mes dy qeverive ka thënë se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Këto të gjitha tregojnë përkushtimin për të ecur para, përmes këtyre marrëveshjeve, krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, korridori digjital 5G, marrëveshjet për kulturën, për pandeminë, ekonomi, siguri si dhe evazionit fiskal tregojnë përkushtimin për të zgjidhur shumë nga problemet”, ka deklaruar Hoti.

Reklama e sponzorizuar

Hoti ka theksuar tutje se në Kosovë është krijuar momentum i ri pas marrëveshjes së arritur në Washington me Serbinë.

Ai ka thënë se dialogu me Serbinë mbetet sfidë për Kosovën.