Hoti: S’do të përdorim pajisje 5G nga shitës të pabesueshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Në këtë takim Hoti ka thënë se Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G të cilat vijnë nga shitës të pabesueshëm.

Ky veprim i kryeministrit vjen në punë e sipër për implementimin e zotimeve të marrëveshjes së Washingtonit, ku bashkë me Serbinë ishin pajtuar që të mos shfrytëzojnë pajisje 5G nga blerës të pabesueshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit”, ka theksuar Hoti.

Ai ka thënë se institucionet do të angazhohen për largimin e pajisjeve 5G që vijnë nga shitës të pabesueshëm që janë në shfrytëzim në Kosovë.

“Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, ka thënë Hoti në këtë takim.