Inspektorët dhe Policia në aksion, inspektohen shoferët e autobusëve dhe taksive

Inspektorët e Komunës së Prishtinës bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë inspektuar sot transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij.

Reklama e sponzorizuar

Komuna ende nuk ka bërë të ditur lidhur me numrin e shqiptimit të gjobave ndaj personave që nuk kanë respektuar masat anti-Covid. 

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3425592227510600