Dje Komisioni Evropian ka publikuar Raportin Vjetor për Kosovën për vitin 2020.
Raporti vlerësoi se përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropiane.
E Raporti i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe fushës së ekonomisë.
Në këtë raport thuhet se terminalet doganore vazhdojnë të jenë të vendosura në objektet private, të cilat inkasojnë të hyrat nga çdo kamion i cili hynë në terminal për të përfunduar procedurat doganore.
“Këto pagesa janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe MSA-në dhe rrjedhimisht duhet të anulohen. Kosova duhet të ndalojë përdorimin e objekteve private për qëllime të terminaleve doganore dhe duhet të siguroj një tranzicion të terminaleve tek objektet publike, siç është aeroporti i vjetër i Prishtinë”, thuhet në raport.
Afro 37 milionë euro i kanë të hyra 10 terminalet doganore në pronësi private në Kosovë.