KEDS rrit sigurinë e furnizimit me rrymë në Mitrovicë

Në hyrje të Mitrovicës nga ana e Vushtrrisë janë vendosur stabilimente të reja dhe moderne për të mundësuar operimin më eifkas të distribuimit të energjisë elektrike. KEDS njofton se gjithçka aty është e digjitalizuar.

“Më herët, prishjet eventuale në rrjet duhet të lajmëroheshin nga dikush, përderisa intervenimi merrte kohë si pasojë e këtyre procedurave mekanike. Por, tashmë Nënstacioni i Shupkovcit reagon në mënyrë automatike në secilën të papritur dhe çdo gjë merret vesh në çastin që ndodh. Kjo mundëson që intervenimi të jetë shumë më i shpejtë dhe sanimi i secilës të papritur të merr kohë shumë më të shkurtër dhe më të shpejtë”, thuhet në komuniktaën e mediave.

Tutje në komunikatë thuhet se, “Ky investim qindra-mijë eurosh i kryer nga KEDS, ka sjellë siguri më të madhe të furnizimit me energji elektrike përnjëherë për gjysmën e qytetit të Mitrovicës. Paralel me modernizimin e kthinave është bërë edhe vendosja e sistemit të SCADA-s, pra me komandim digjital nga distanca”.

Reklama e sponzorizuar

Modernizimi i këtij nënstacioni është në vazhdën e misionit të KEDS-it për digjitalizimin e rrjetit distributiv.

Sipas KED, tashmë, pjesa më e madhe e rrjetit është e inkorporuar në sistemin SCADA, me komandim nga distanca. Pra, përmes një zyre të vogël në objektin e Elektrokosovës monitorohet dhe komandohet thuajse komplet me rrjetin e Tensionit të Mesëm, pra mbi 90 për qind. Deri në fund të këtij viti parashihet të përfshihet edhe pjesa tjetër e mbetur.