Kërcënimet për tokat e AKP-së: “Ju s’do të aplikoni për këtë pronë”

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, është duke raportuar në Komisionin Hetimor të Kuvendit rreth privatizimeve në Kosovë.

Dugolli ka thënë se ka pasur raste të kërcënimeve dhe kurdisjeve me rastin e shitjes së pronave.

“Ju sdo të aplikoni për këtë pronë, u është thënë njerëzve. Ka pas kërcënime dhe tërheqje të ofertuesve si rezultat i kërcënimeve. Këto janë bërë nga njerëz të ndryshëm, nga afarist, ka pasur edhe afarist të afërt me politikën”, ka thënë Dugolli. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar