Këto janë tarifat e reja që do të aplikojë Termokosi për konsumatorët

Bordi i Rregullatorit për Energji (ZRRE) gjatë ditës së sotme, ka marrë vendim për tarifa të reja të energjisë termike të ndërmarrjes së Termokosit. Me këtë rast, i bie që qytetarët do të paguajnë tarifa të reja për shërbimin që marrin nga kjo ngrohtore, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas vlerësimit të ZRRE-së dhe vendimit të sotëm të Bordit të saj, të hyrat e lejuara maksimale për Ngrohtoren Qendrore “Termokos” për sezonën e ngrohjes 2020 – 2021 do të jenë në vlerë prej 6,960,802 eurove.

“Bazuar në këto të hyra Bordi ka miratuar edhe tarifat e reja për konsumatorët e energjisë termike, të cilat do të jenë të njejta me ato të sezonës së kaluar dhe që janë:Për konsumatorët me matje tarifa mujore për kapacitetin termik është 0.78 €/kW për muaj dhe për sasinë e furnizuar të energjisë termike 36.25 €/MWh.Për konsumatorët pa matje tarifat janë të bazuara në sipërfaqen e ngrohjes e cila do të kalkulohet për konsumatorët shtëpiak me 0.76 €/m2 për muaj dhe për konsumatorët komercial me 0.95 €/m2”, thuhet tutje në komunikatën e ZRRE-së. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar