Komunave u ndahen 800 mijë euro

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot projekt-buxhetin për vitin 2021.

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar kërkesën e MPB-së për bartjen e mjeteve financiare në komunat e Kosovës.

Ministria e Financave dhe Transferve, Hykmete Bajrami ka thënë se bartja e mjeteve kap shumën prej 800 mijë euro.

“MPB ka bërë kërkesë për bartjen e mjeteve me shumë prej 800 mijë euro dhe transferohen në komunat e Kosovës. Bëhet fjalë për shtesat e zjarrfikësve”.