Kosova, aktualisht, shteti më i sigurt në Ballkan për Covid-19

Referuar statistikave ditore të prekjeve me virusin Covid-19, Kosova po shënon më së paku raste të infektimeve në tërë shtetet e Ballkanit.

Mesatarja e infektimeve ditore në Kosovë është mes 40 dhe 55 infektime, për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë një mesatare më të lartë mes 100 dhe 300 infektime në ditë.

Tashmë Kosova po qëndron relativisht mirë me infektimet me koronavirus, dhe shumë shtete kanë larguar Kosovën nga lista me rrezikshmëri të lartë, shkruan tutje albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive, ka njoftuar IKSHPK-ja.