Kosova eksporton më shumë energji se sa që importon

Në Tremujorin e dytë të 2020-tës Kosova ka pasur  më pak import dhe eksport të energjisë.
Sipas publikimit të agjencisë së statistikave të Kosovës për “Bilancin i Energjisë” thuhet segjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 (TM2 2020) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.96 milion ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 512.0 GWh, dhe në hidrocentrale është rreth 100.2 GWh.

Sa u përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, Kosova ka importuar 509.4 GËh energji elektrike, derisa ka eksportuar 643.1 GWh energji elektrike.

Ndërkaq, sasia e energjisë elektrike për konsum, në këtë tremujor, ishte 1 043.8 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 0.4%./Buletini Ekonomik/