Kosova shpëton turizmin shqiptar nga falimentimi, vijnë 44% më shumë vizitorë në shtator

Shtatori ka sjellë pak frymëmarrje për turizmin në vend, pas situatës së vështirë që ai po kalonte që nga marsi, kur për gati tre muajt lëvizja ishte pothuajse e bllokuar dhe pas një vere të vakët, ku ata që i mbajtën hotelet në këmbë ishin shtetasit nga Kosova.

Të dhënat e INSTAT treguan se Në Shtator 2020, hyrjet  e shtetasve  të  huaj në territorin  shqiptar janë 377.033. Krahasuar  me Shtator 2019, ky numër ka rënë me 36,2%. Ndonëse në rënie, tkurrja ishte më e ulët se në periudhat e mëparshme, ku në gusht hyrjet e të huajve ranë me 63% dhe në korrik me -67.1%.

Kosova është në fakt shpëtimtari i turizmit këtë verë. Vetëm në shtator erdhën 239 mijë turistë nga Kosova, që përbënin 64% të totalit të të huajve që hynë në vend këtë shtator.  Hyrjet e shtetasve nga Kosova në shtator ishin 44% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke mbajtur të zëna hotelet në të gjithë vendin dhe duke kompensuar rënien e turistëve nga Maqedonia (-50% në shtator), Greqia (-87%), Italia (-69%), Mali i Zi (-46%) etj.

Reklama e sponzorizuar

Psh, nga 23 mijë turistë polakë që erdhën në shtator 2019, këtë vit kishte vetëm 1422, nga Greqia (një pjesë e madhe emigrantë) hynë vetëm 5,840 shtetas nga 47 mijë në shtator 2019, apo nga Italia erdhën 10 mijë shtetas, nga 35 mijë një vit më parë.

Gjithsesi, për 9 mujorin, rënia e hyrjeve të shtetasve të huaj është e lartë. Sipas INSTAT, numri  i  shtetasve  të huaj  të  hyrë  në Shqipërinë në nëntëmujorin 2020 është 2.122.202, duke rënë me 61,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Përgjatë nëntë muajve të 2020,Kosova ka rënien  më  të  ulët të hyrjeve  të shtetasve  në  Shqipëri me 45,2%, ndërsa tkurrjen më të madhe e ka pasur Spanja me 90,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator2020, janë 604.703. Krahasuar me Shtator2019, ky tregues rezulton me rënie 43,1%. Në Shtator2020, hyrjet  e shtetasve  të  huajnë territorin  shqiptar janë 377.033. Krahasuar me Shtator 2019, ky numër ka rënë me 36,2%.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit Shtator 2020 janë 706.145, duke  shënuar një rënie me 44,7%,krahasuar  me  të  njëjtën  periudhë  të  një  viti  më  parë. Daljet  e shtetasve  shqiptarë nga territori  i Shqipërisë gjatë  muajit Shtator 2020 janë 271.586. Krahasuar me Shtator 2019, ky numër ka rënë 51,7%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2020, janë 434.559. Krahasuar me Shtator2019, ky numër ka rënë 39,2%. Numri  i  shtetasve  shqiptarë  të  dalë  nga Shqipëria në  nëntëmujorin 2020, është 2.208.821 duke rënë 50,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.