Kursi i këmbimit – Java mbyllet mirë për euron, paundi britanik bie

Monedha europiane e ka mbyllur javën duke ruajtur të njëjtën vlerë me atë të ditës së enjte. Euro blihet sërish me 123.7 lekë dhe shitet me 124.2 lekë, sipas kursit lokal të këmbimit.

Nga ana tjetër, paundi britanik ka ndjerë rënie në blerje, duke u këmbyer me 135.8 lekë, ndërsa një rritje të lehtë në shitje dhe këmbehet me 136.6 lekë.

Pikë ka fituar edhe dollari amerikan, i cili në mbyllje të kësaj jave blihet me 105.5 lekë dhe shitet me 106.2 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Përsa i përket frangës zvicerane, vijon të ruajë të njëjtën vlerë në blerje, me 114.8 lekë, ndërsa është rritur lehtë në shitje dhe këmbehet me 116.1 lekë. /SCAN-tv/