Kush sa do të marrë nga Fondi i Rimëkëmbjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se si do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti ka publikuar një tabelë, që tregon që më së shumti do të përfitojnë bizneset e vogla deri në 50 punonjës.

“36.679 biznese të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar do të përfitojnë nga ky fond. 37.3 mil euro u janë ndarë sot mbi 15,500 bizneseve. 22.7 mil euro do t’ju ndahen edhe bizneseve tjera, sapo t’i përditësojnë të dhënat në EDI”, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, në kuadër të zbatimit të Planit të miratuar nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka ekzekutuar sot pagesën e parë për bizneset e vendit.

Shuma e cila është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milionë euro subvencione, ku gjatë ditës së sotme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë euro për 15,745 biznese, të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë.