Largimet nga puna: Punëtorët kosovarë deponuan mijëra ankesa në inspektorat

8 mijë e 846 ankesa kanë shkuar në derë të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës nga punonjësit kosovarë vetëm gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë.

Këto ankesa lidhen direkt me pakënaqësitë e punonjësve nëpër vendet e tyre të punës, nga janari i këtij viti e deri më tani.

Prej gjithë ankesave, numri më i madh ishte në sektorin publik me gjithsej 8 mijë e 410 ankesa, kurse në sektorin privat ishin 436.

Reklama e sponzorizuar

“Numri total i ankesave në Inspektoratin e punës gjatë vitit 2020 është 8846 ankesa. 8410 ankesa në sektorin publik dhe 436 në sektorin privat”, thuhet në përgjigjet e zyrtarit për informin nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Kosovë, Agim Millakut, drejtuar Buletinit Ekonomik.

Ndërkaq, në pyetjet se sa ankesa janë prej punëtorëve për largime nga puna, ata thanë se nuk e kanë të specifikuar një listë të tillë. Mirjeta Shabani /Buletini Ekonomik/