Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për të hënë ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ta votuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ai ka theksuar gjithashtu se ka 61 nënshkrime të deputetëve.
“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në ora 10:00, për ta votuar në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Gashi.