Është shtyrë për mbledhjen e radhës raportimi i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, para Komisionit për Buxhet dhe Transfere.
Kjo pasi që ministrja ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në këtë mbledhje.
Ajo parashihej që të raportonte mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik, raporton KOHA.
Ndërkohë Komisioni parlamentar për Buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e disa projektligjeve për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat i ka prezantuar zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.