Murati kërkon raportim të Bajramit për shkarkimin e drejtorit të ATK-së

Kryesuesi i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati ka kërkuar që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të raportojë në komision për rastin e shkarkimit të drejtorit të ATK-së por që shumica e anëtarëve nuk u pajtuan me arsyen për agjendën e ngjeshur.

Ky propozim i tij është  përkrahur vetëm nga Mimoza Kusari Lila e cila e konsideroi të arsyeshme të debatohet dhe trajtohen ky rast.

“Pasojat janë për shtetin dhe vendin dhe nëse do të duhej të trasohej diku do të duhej këtu patjetër. Duhet të jepen sqarime nga ministria e Financave. Kjo është detyrë e të gjithëve që të trajtojmë ato që ka deklaruar ish-drejtori i ATK-së pas shkarkimit”

Reklama e sponzorizuar

Hekuran Murati tha se nëse kemi dyshime se ka pas shkelje ligjore në rastin e ATK-së ne duhet të diskutojmë patjetër.