Tenderi 5 milionësh që e ka fituar kompania e ministrit Blerim Kuçi, për ndërtimin e spitalit në Prizren, është nën llupën e Agjencisë Anti Korrupsion, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Sokol Havolli.
”Po, ky tender është duke u trajtuar nga ana e Agjencisë. Shpejt do të dalim me versionin tonë sa i përket konfliktit të interesit”, ka theksuar ai në TV Dukagjini.
Ndërkaq, Kuçi ka theksuar se ai nuk ka ndikuar që ta fitoj tenderin kompania e tij.
Kuçi tha se në kohën e Qeverisë Kurti e ka fituar këtë tender, derisa ka paralajmëruar se në kohën sa do të jetë ministër, kompania e tij nuk do të aplikoj në tender të institucioneve.