Në 24 orët e fundit, në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, derisa janë regjistruar 284 raste pozitive, tri raste më shumë se dje, ka bërë të ditur të enjten IKSHPK-ja.
Rastet pozitive kanë dalë nga 1.058 mostra të kryera.
Numri total i rasteve pozitive është 18.910, kurse i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është 674.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.367 raste.
Raste aktive janë 2.869