Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 80 raste pozitive me COVID-19 dhe 1 person ka vdekur. 55 pacientë janë shëruar.
Kryeministri i Kosovës në konferencën për media ku mori pjesë edhe Armend Zemaj, Naser Ramadani e të tjerë, folën për situatën me pandeminë.
Hoti kërkoi përgjegjësi nga institucionet.
“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”, tha Hoti në konferencën për media.
Hoti tha se nga Policia e Kosovës ka raste të shumta që evidentohen rastet.
“Zakonisht nëpër barnatore e furra”, tha Hoti.
Sipas Hotit, në rast se nuk përmirësohet gjendja do të duhet të rikthehet “shtrëngimi i masave”.
“Duhet të shkojmë gjithçka që të mos marrim masa të tilla”, tha Hoti.
Hoti shtoi se do të bëhen grupe punues të inspektoratit sanitar e të tregut. 75 punëtorë të inspektoratit shtesë janë shtuar në terren, tha Hoti, duke përmendur edhe shtim numri të policisë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke vlerësuar situatën me pandeminë, tha se Kosova duhet ta mbajë disiplinën e deritashme.
“Nuk duhet lejuar të kalojmë në situatë tjetër”, tha Zemaj.
Naser Ramadani, tregoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 80 raste pozitive dhe 1 i vdekur.
“Kemi rritje të lehtë të rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 650 mostra, 80 raste janë pozitive. 1 i vdekur është raportuar dhe janë shëruar 55 pacientë”, tha Ramadani.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 17 raste, Pejë 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Prizren 5 raste, Suharekë 4 raste, Shtime 3 raste, Deçan 2 raste, Drenas 2 raste, Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.