Një shtet si Gjermania, Merkel premton kompensim 75% për kompanitë që preken nga masat e reja

Kancelarja Angela Merkel premtoi se bizneset e goditura nga masat e reja anti-COVID të vendosura në Gjermani do të përfitojnë mbështetje ekonomike. Jo vetëm bizneset, por edhe të vetë-punësuarit janë pjesë e kësaj skeme.

“Do të kompensojmë kompanitë, institucionet dhe klubet e prekura. Kompensimi do të shkojë deri në 75% për kompani me një numër maksimal prej 50 punonjësish.

Kompanitë më të mëdha do të kompensohen në bazë të rregullave të Bashkimit Evropian për ndihmën ekonomike”, tha kancelarja gjermane.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se për këtë paketë asistence është përcaktuar një fond prej 10 miliardë eurosh.

Plani parashikon lehtësimin e kredive urgjente për të vetë-punësuarit si artistë apo punëtorë skenash, ndërsa bizneset e vogla me më pak se 10 punonjës do të mund të përfitojnë kredi shumë të lira.