Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), shpreh shqetësimin e saj për gjendjen ekonomike të krijuar në vend si pasojë e pandemisë e cila n’a ka goditur dhe njëkohësisht inferioritetit të Institucioneve të vendit për të ndihmuar bizneset për tejkalimin e kësaj situate.Sidomos kur jemi në dijeni se pavarësisht, vështirësive me të cilat po ballafaqohen qytetarët, bizneset dhe i gjithë vendi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe për të pestën herë me radhë që ishte pikë e rendit të ditës nuk është duke u shqyrtuar Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike.
Bëjmë të ditur sërish, se me këtë rast po vihet në rrezik shuarja e bizneseve, reduktimi drastik i numërit të punëtorëve si dhe zvogëlimi i të ardhurave të shtetit.Se gjendja në vend është përkeqësuar jashtzakonisht shumë, bëhet e ditur veҫanarisht pas publikimit të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për Bruto Produktin Vendor për tremujorin e fundit.Sipas të dhënave të siguruara nga ASK dhe analizës të bërë nga OAK, del se sektorët të cilët janë prekur më së tepërmi gjatë këtij tremujori krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë ndërtimtaria, tregtia, akomodimi dhe shërbimet ushqimore, aktivitetet financiare si dhe bujqësia e pylltaria.Ndërsa, sa i përketë shpenzimeve siҫ edhe vërehet ato kanë shënuar ngritje.
Pra, të hyrat janë zvogëluar në përqindje relativisht të lartë përderisa shpenzimet janë ngritur jashzakonisht shumë. Metodat e shpenzimeve të cilat janë bërë rangohen në shpenzimet e konsumit final, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë, importi i mallrave dhe shërbimeve etj.
Bazuar në këto statistika, vihet në pah se sektorët të cilat janë dëmtuar më së tepërmi janë ndërtimtaria, bujqësia, HORECA, tregtia etj. Andaj, ne si Odë e Afarizmit të Kosovës kërkojmë nga Institucionet Përgjegjëse, që sa më parë të kalohet Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike që sado pak të lehtësohet puna dhe funksioimi i bizneseve.
Për më tepër informacione, lidhur me statistikat e fundit lidhur me Bruto Produkti Vendor për tre mujori e fundit, ndiqni vegëzën e mëposhtme:https://ask.rks-gov.net/…/bruto-produkti-vendor-bpv-me…