Opozita ka bërë të ditur se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen, raporton Gazeta Express.
Rrjedhimisht, PDK-ja dhe LVV-ja nuk do ta votojnë këtë pako as në seancën e sotme.
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se Vetëvendosja me këtë veprim po synon ruajtjen e shtetit.
“Ne vazhdojmë të kemi qëndrimin e njëjtë, ne vazhdojmë të ruajmë shtetin, ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë, ne mendojmë që zgjidhja duhet të bëhet ndryshe, shembullin e kanë”, tha Murati.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja nuk ndryshon qëndrimin e saj.
“Republika e Kosovës ka nevojë për koordinim opozitë-pozitë, mirëpo, si opozitë këtë gatishmëri nuk e kemi parë nga Qeveria, PDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj”, ka thënë Tahiri