Massimiliano Paolucci, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, tha se pandemia do të shtyejë këtë vit më shumë njerëz në varfëri ekstreme (ata që jetojnë me më pak se $1.90 në ditë).
“Do të ndikojë të varfërit nëpërmjet humbjes së vendeve të punës, humbjes së remitencave, çmimeve të ngritura, dhe çrregullimeve në shërbime si arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Në përgjigje, Banka Botërore po përkrah Kosovën në rritjen e mbulueshmërisë së skemës së asistencës sociale, mobilizimin e fondeve për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, ruajtjen e kapitalit njerëzor të vendit duke zhvilluar diagnostikimin dhe shërbimet shëndetësore, si dhe duke garantuar qasje në shërbimet arsimore“ – Massimiliano Paolucci, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut