Në mungesë të kuorumit dështon mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku ishte paraparë të intervistohej, kryesuesi i Bordit të Agjencisë̈ Kosovare të Privatizimit, Bajram Zejnullahu.

Kryetari i Komisionit, deputeti i LVV-së, Hajrullah Çeku, ka thënë se i kërkojnë falje dëshmitarit dhe se mbledhja do të organizohet një ditë tjetër.

Përveç Çekut në sallë kanë qenë vetëm deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ai i LDK-së Fidan Rekaliu dhe ai i AAK-së Bekë Berisha.

Reklama e sponzorizuar