Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh shtyrje të pagesës së tatimeve

Nëse projektligji për rimëkëmbje ekonomike i merr votat e nevojshme nga deputetët, bizneset kosovare do ta kenë një mundësi të mirë me shtyrjen e pagesës së tatimeve.

Krahas tërheqjes së 10 përqindshit të Trustit, ky projektligj përmban edhe shtyrjen e afatit të pagesës së tatimeve të korporatave deri në dy vite nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas këtij projektligji, vendimin për shtyrje të këtij afati mund ta marrë Ministria e Financave.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike pritet të dalë në votim për herën e gjashtë të enjten. /Buletini Ekonomik/