Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet, ku në objektin e Qeverisë ka ngjitur disa pankarta me mbishkrimit “60 milionë euro për bizneset zero euro për punëtorët”, raporton Ekonomia Online.
Dren Kukaj nga PSD-ja ka thënë se Qeveria me 60 milionë eurot e ndara nuk do të mund ta mbërrij rritje e kërkesës për konsum.
“Për PSD-në përgjigjja që është dhënë nga Qeveria Hoti i ka dy probleme, problemi i parë ashtë që për shkak të qasjes së saj dhe efekti që e prodhon në shoqëri. Javën e kaluar u tha që 60 milionë euro do të ndahen mirëpo ne ishim dëshmitar që ato u ndanë për bizneset e jo për punëtorët”.
“…Qeveria asnjëherë nuk duhet të komunikojë me punëtorët përmes bizneseve sepse ata nuk duhet të jenë përfaqësues të punëtorëve. Qeveria ka paralajmëruar rritjen e kërkesës për konsum, por nuk duket se do ta mbërrij edhe prej pakos 60 milionë euro”.
Policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që aktivistët e PSD-së të largohen nga objekti i Qeverisë. Përderisa kreu i kësaj partie Dardan Moliqaj u tha pjesëtarëve të Policës se vetëm kur ka aksione kjo parti ata po iu pengojnë.